Turpërohet Argjentina! Kroacia shkeli Argjentinën e Messit (VIDEO)

Kroacia i ka mbajtur leksion futbolli Argjentinës së Lionel Messit, që me këtë disfatë mund ti thotë lamtumirë Kampionatit Botëror në Rusi që në fazën e parë, njofton “infOSport.mk”.

Kroacia e Zlatko Deliç shënoi fitore të madhe 3:0 ndaj “gauçosëve”, të cilët arritën që të bëjnë ballë vetëm gjatë 45 minutave të para.

 

Ballkanasit që të tre golat i realizuan në pjesën e dytë, me Ante Rebiç i cili në minutën e 53-të hapi serinë e golave. Sulmuesi kroat përfitoi nga gabimi i portierit Kabaljero, i cili kapituloi edhe në minutën e 80-të, kur Luka Modriç me një goditje nga distanca shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e argjentinasve.

 

Nuk vonoi shumë dhe Ivan Rakitiç nga goditja e lirë shumë pak mungonte që të shënonte edhe golin e tretë, mirëpo vetëm traverza shëptoi në këtë rast portierin argjentinas, mirëpo jo edhe në minutën e parë shtesë, kur mesfushori i Barcelonës nga afërsia shënoi edhe golin e tretë, për rezultat përfundimtarë Kroacia 3, Argjentina 0.

Ëshët kjo një ndër disfatat më të rënda të skuadrës argjentinase, ndërsa në anën tjetër një ndër fitoret më të mëdha të Kroacisë në një Botëror, pas asaj të vitit 1998 ndaj Gjermanisë.

Leave a Reply