Ylli i shumëpritur arriti te Juventusi

Transferimi i shumëpërfolur i Emre Xhan te Juventusi është vetëm çështje orësh, pasi mëngjesin e sotëm mesfushori gjerman me origjinë turke arriti në Torino për testet mjekësore.
Emre Xhan te kampionët e Italisë vjen si agjent i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Liverpullin.

Nëse nuk ka ndonjë problem me vizitat mjekësore, Emre Xhan sot pasdite pritet edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e Juventusit, edhe atë për 4 vitet e ardhshme.

24-vjeçari kishte munguar për disa muaj nga fushat e futbollit për shkak problemeve me shpinën, që i kushtoi atij edhe me mosparaqitje në KB “Rusi 2018”. Emre Xhan megjithatë u paraqit në ndeshjen finale në 26 majit kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve, që njëherit ishin edhe minutat e tij të fundit me fanellën e Liverpullit.

Emre Xhan pjesë e skuadrës angleze ishte që nga viti 2014-të, kur kishte arritur nga rradhët e Bajer Leverkusenit, ndërsa brenda periudhës së kaluar, ai me fanellën e skuadrës së Liverpullit ka zhvilluar gjithsej 167 ndeshje, duke realizuar edhe 14 gola.

Emre Xhan kështu bëhet futbollisti i tretë që i bashkohet Juves në këtë afat kalimtarë, pasi më herët pjesë e “bardhezinjëve” u bënë edhe portieri, Matia Perin, si dhe sulmuesi i ri, Andrea Favili.

Leave a Reply