Naingolan arrinë në Milano, gati vizitat dhe firma me Interin (VIDEO)

Raxha Naingolan tashmë është në Milano, ndërsa gjatë ditës së sotme do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë me Interin.

Me të kuptuar hotelin ku po qëndron mesfushori belg, dhjetëra tifoz kanë rrethuar hotelin ku do të qëndrojë ai dhe me kore e kanë mirëpritur atë.

“Jam i lumtur për këtë aventurë”, ishin fjalët e vetme të Naingolan para mediave që kishin rrethuar gjithashtu hotelin në pritje të një transferimi shumë të çuditshëm, duke llogaritur se Roma e ka lënë Naingolan të largohet për 24 milionë euro dhe kartonët e Santon e Zaniolo.

Leave a Reply