Danimarkë-Francë, formacionet zyrtare

Me fillim në ora 16:00 në stadiumin e Moskës “Luzhniki Arena”, do të luhet sfida mes Danimarkës dhe Francës, e vlefshme për xhiron e fundit të grupit C.

Tekniku francez, Didier Deshamp ka lënë jashtë yjet e skuadrës, si Pogba e Mbape, por megjithatë edhe formacioni që do të jetë në fushë, është i mbushur dhe yje dhe premtues.

Nga ana tjetër, Danimarka do të provojë të ndalë “gjelat”, pasi me një fitore do të ngjitej në vendin e parë. Aktualisht është Franca që kryeson grupin “C” me 6 pikë, dy më shumë se Danimarka, teksa Australia me 1 pikë në vendin e tretë shpreson ende te kualifikimi, gjithnjë nëse Franca mund danezët.

Leave a Reply