Finale para finales, Argjentina në 1/8 e finales përballet me Francën

Argjentina edhe përkundër shumë problemeve, në fund i’a arriti qëllimit që të kalojë fazën e grupeve dhe të kualifikohet për në fazën eliminuese, ku tashmë në ndeshjen e 1/8 së finales e pret një përballje shumë e fortë kundër Kombëtares së Francës. Kjo ndeshje lirisht mund të quhet si finale para finales, teksa një tjetër përballje mes kombëtareve që vijnë nga Europa do të jetë edhe ajo midis Kroacisë dhe Danimarkës.

Në 1/8 e finales gjithashtu do të përballen edhe Uruguai me Portugalinë, si dhe Rusia me Spanjën.

Pra plotë 7 Kombëtare europiane nga gjithsej 8 të kualifikuara deri më tani në mesin e 16 Kombëtareve më të mira në Botë, që edhe njëherë tjetër dëshmon kualitetin që posedojnë futbollistët nga Kontinenti i Vjetër.

Leave a Reply