Turpërim i dyfishtë për Kampionët e Botës, u mundën nga futbollistë të kampionatit vendas

Bota me 15 korrik do të njeh kampionin e ri, pasi tashmë ish kampionët e Gjermanisë u eliminuan në mënyrë të turpshme nga Koreja e Jugut që në fazën në grupe, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo që turërimi të jetë i dyfishtë, dhet theksuar edhe këtë fakt. Skuadra e Joakim Lëv sot u mund nga një Korejë e Jugut që në përbërjen e saj kishte plotë 5 futbollistë nga kampionati vendor, ndërsa përveç autorit të golit të dytë, Son Heung-Min, që luan te Totenhami, pjesa tjetër vijnë nga kampionati japonez apo edhe kinez, që realisht është shumë larg kualitetit të futbollit europian, qëoftë nga ai i Bundesligës, Premierligës apo edhe La Ligas, kampionate nga të cilat vijnë kryesisht reprezentuesit gjerman.

Leave a Reply