Zvicra sulmon Kosta Rikën me katërshen shqiptare

Zvicra pas pak në stadiumin “Nizhny Novgorod”, Zvicra do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit në kuadër të grupit “E”, ku për kundërshtarë do të ketë Kosta Rikën, njofton “infOSport.mk”.

Skuadrës që përfaqësohet nga futbollistë shqiptarë i mjafton vetëm një barazim për ta siguruar edhe matematikisht kualifikimin në 1/8 e finales.

Pas dy xhirove të para, Zvicra numërn katër pikë në Grupin “E”, po aq sa ka edhe Brazili në pozitën e para, skuadra këto që në dy xhirot e para kanë marrë nga një fitore dhe një barazim.

Kosta Rika është e fundit në grup me 0 pikë, pasi në dy ndeshjet e para ka humbur.

Formacioni zyrtar i Zvicrës:
Sommer; Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Embolo; Gavranovic.
Formacioni zyrtar i Kosta Rikës:
Navas, J. Acosta, G. Gonzalez, C. Borges, B. Oviedo, D. Colindres, Bryan, J. Campbell, C. Gamboa, K. Ëaston, D. Guzman.

Leave a Reply