Interi gati të transferojë Amir Rrahmanin!

Mbrojtësi shqiptarë nga Kosova, Amir Rrahmani po kalon momente shumë të mira në elitën e futbollit italian me skuadrën e Veronës. Statistikat e renditin atë në mesin e mbrojtësve më të mirë në “Serie A”, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga drejtuesit e Interit, që dëshirojnë të transferojnë atë në “Xhuzepe Meaca”.

“Gianluca di Marzio” raporton se sot ka pasur një takim mes drejtuesve të Hellas Verona dhe Interit.

Sipas ekspertit të merkatos italiane, Interi është i interesuar për Rrahmanin, të cilin e shohin si lojtar të ngjashëm me Milan Shkriniar, i cili verën e ardhshme mund të largohet nga ekipi “neroaxurrë”.

Inter dhe Verona sot kanë zhvilluar bisedimet e para, me sytë ka e ardhmja.

Leave a Reply