Kosova fiton edhe medaljen e tretë të artë në Tarragona, edhe Akil Gjakova i artë

Kosova ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Spanjë. Është Akil Gjakova ai i cili ka fituar të artën, duke mundur në finale turkun Bilal Çiloglu.

Gjakova garoi në kategorinë 73 kilogramë, ndërsa deri te fitorja erdhi me Ippon.

Kjo është medalja e tretë e artë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Tarragona të Spanjës, pas Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit që kishin triumfuar gjatë ditës së djeshme.

Leave a Reply