Tirana godet në merkato, transferon futbollistin e Kukësit

Pas Dejan Bllazjevskit të Vardarit, Tirana e cila këtë vit u rikthye në Superligën shqiptare ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato, kësaj rradhe duke afruar një futbollistë shumë cilësorë nga kampionati shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për Eni Imamin e Kukësit, i cili me skuadrën nga kryeqendra shqiptare ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

25-vjeçari ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me “bardheblutë” nga Tirana, ndërsa është prezantuar në ambientet e klubit në “Selman Stërmasi”.

Imami është lojtar i dalë nga akademia e Partizanit, ndërsa dy sezonet e fundit ai ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit, për të cilën skuadër në total ka zhvilluar 59 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Imami luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushor, ndërsa gjatë karrierës së tij ka fituar dy herë kampionatin shqiptarë, edhe atë me Dinamon në sezonin 2009-2010 dhe Kukësin në edicionin 2016-2017, me të cilën skuadër gjithashtu kishte ngritur lartë edhe trofeun e Kupës dhe SuperKupës së Shqipërisë.

Leave a Reply