Tores arrin marrëveshje me klubin japonez Sagan Tosu

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres do ta vazhdojë karrierën në Japoni, pasi ka pranuar të nënshkruajë me klubin Sagan Tosu.

34-vjeçari në fund të stinorit braktisi Atletiko Madridin, te e cila skuadër edhe e kishte nisur karrierën e tij, për të cilën skuadër në 347 ndeshje kishte realizuar 120 gola.

Torres ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ekipin e Sagan Tosu, që pas 15 xhirove të kaluara në elitën e futbollit japonez, renditet në vendin e parafundit.

Leave a Reply