Shkëndija sot luan ndaj ukrainasve të Vorskla Poltava

Shkëndija gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe ndeshjen e saj të fundit në kuadër të fazës përgatitore që skuadra kampione e Maqedonisë i zhvilloi në Rogashka Sllatina të Sllovenisë.

Kundërshtarë i Shkëndijës në takimin e sotshëm do të jetë skuadra ukrainase e Vorskla Poltava, ndeshje kjo që do të zhvillohet në vendin e quajtur Rogatec në Slloveni. Do të jetë kjo njëherit edhe miqësorja e tretë e “kuqezinjëve” në tokën sllovene, pas atyre ndaj Domzhales (1:1) dhe Osijekut (3:1).

Të hënën skuadra “kuqezi” kthehet në Tetovë ku do të vijojë punën deri në ndeshjen e parë me “Neë Saints” të Uellsit më 10 korrik në Shkup në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply