Xhaka përveç se është patriot, ai është edhe fetar i madh (FOTO)

Granit Xhaka përveç se është një futbollist i shkëlqyeshëm, ai është edhe një patriot, ndërsa njëkohësisht edhe fetar i madh. Një gjë të tillë futbollisti kosovar, që është i dedikuar shumë ndaj traditave familjare, ka treguar në postimin e fundit ku ka zbuluar mbrojtësen e tij të këmbëve.

Në këtë mbrojtëse shkruan “Allahu Ekber”, që tregon përkushtimin e Granitit ndaj fesë muslimane.

“Gjithmonë prapa meje”, ka shkruar Graniti duke zbuluar mbrojtësen që shërben si mburojë për të drejt sukseseve në fushat e blerta.

Rikujtojma Graniti realizoi golin e parë në ndeshjen në grupe ndaj Serbisë, duke i hapur rrugë më pas edhe golit të dytë që erdhi nga Xherdan Shaqiri, ndërsa që të dy gjatë festës së golave bënë shqiponjë me duar, duke treguar rrënjët e tyre të vërteta. Ndërkohë me këtë postim të fundit, Xhaka gjithashtu konfirmon dhe është krenar që i përket fesë muslimane, pjesë e së cilës janë shumica aboslute në Kosovë, vend nga ku vjen edhe familja e nderuar, Xhaka.

Rikujtojmë Zvicra që bënte pjesë në grupin “E”, bashkë edhe me Brazilin siguroi një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales, ku e pret përballja me Suedinë, ndeshje kjo që në program është me datë 3 korrik, me fillim në ora 16:00 në Shën Petersburg.

 

Leave a Reply