Sileksi bënë edhe transferimin e 11-të, transferon një kamerunas që ka luajtur edhe në Itali (VIDEO)

Skuadra e Sileksit mban epitetin e skuadrës kampione kur janë në pyetje përforcimet e reja në prag të sezonit të ri futbollistik në Maqedoni. Skuadra nga Kratova gjatë ditës së sotme ka njoftuar edhe nënshkrimin me kamerunasin Luis Parfaite, i cili vjen si agjent i lirë.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist 28-vjeçar që luan si mesfushor difenziv, ku për herë të fundit kishte luajtur në Tunis me skuadrën e Klub Afrikan, ndërsa gjithashtu në këtë kampionat kishte luajtur edhe me skuadrën e Olimpik Bexha.

Ndryshe karrierën e tij ndërkombëtare Luis Esenzhe Elumu Parfaite kishte nisur me të rinjët e Xhenoas, që më pas të jetë pjesë edhe e skuadrave tjera italiane si Pjaçenca, Krotone, Askoli, Çezena, Leçe, Piza, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me ekipin zviceran të Kiasos.

Ai numëron gjithsej 84 ndeshje në “Serie B”, si dhe 25 ndeshje në Çelenxh ligën e Zvicrës, apo ndryshe e njohur si liga e dytë e Zvicrës.

Rikujtojmë më parë me Sileksin kanë nënshkruar edhe 10 futbollistë të tjerë, edhe atë, Filip Milenkovski, Stefan Kocev, Emanuel Mbella, Hristijan Grozdanovski, Dario Desniq, Petar Ljamçevski, Srgjan Drashkoviç, Filip Ristovski, Stefan Milosavljeviç dhe portieri Spasoje Stefanoviç.

Leave a Reply