UEFA vlerëson rezultatet e Dritës dhe Prishtinës

Drita dhe Prishtina i kanë bërë nderë futbollist të Kosovës dhe kjo është konfirmuar edhe nga vetë Shtëpia e Futbollit Europian, UEFA.

Kalkulatori i koeficientëve të UEFA-s që bën përllogaritjen e koeficientëve të vendeve anëtare të saj është befasuar nga skuadrat e Kosovës.

Drita e fitoi turneun para kualifikues të Ligës së Kampionëve në Gjibraltar, teksa Prishtina në mënyrë bindëse eliminoi skuadrën e Europa FC nga Gjibraltari.

Prishtina dhe Drita me kualifikimet e tyre kanë bërë që Kosova të ngjitet në vendin e 53-të të klasifikimit të shteteve në këtë ranglistë të UEFA-s, ku Kosova startoi para dy vitesh prej pozitës së 55-të.

Triumfet e Prishtinës në Liga Europa dhe të Dritës në Ligën e Kampionëve, ku dy skuadrat tash do të luajnë në rrethin e parë të garave respektive, ka bërë që Kosova për sezonin 2018/2019 të jetë në vendin e gjashtë të vendeve më të suksesshme në garat evropiane.

Vetëm ekipet nga Franca Gjermania, Italia, Anglia dhe Spanja llogaritet të kenë bërë më mirë për sezonin 2018/2019 teksa ende rrethet e garave evropiane nuk kanë filluar, por Kosova doli me faqe të bardhë nga kualifikimet, shkruan telegrafi.

“Rezultatet e ekipeve të Kosovës nuk duhet të nënvlerësohen. Drita dhe Prishtina kanë avansuar në rrethin tjetër e Kosova shumë shpejt po lëvizë nga pjesa e postme e llogaritjeve të koeficientëve për shtetet anëtare të UEFA-s”, shkruan në një postim të UEFA-s në Tëitter.

Leave a Reply