ZYRTARE, filloi aventura e Bufon te PSZH-ja (VIDEO)

Xhanluixhi Bufon edhe zyrtarisht është një portier i ri i Paris Sen Zhermenit. Një gjë e tillë u bë fakt gjatë ditës së sotme, pasi klubi parisien një gjë të tillë konfirmoi edhe përmes faqes së saj zyrtare.

Më herët gjatë ditës Bufon ishte fotografuar nga gazetarë para hotelit, ku ishte zhvilluar edhe takimi midis gardianit italian dhe përfaqësuesve të PSZH-së, me të cilët tashmë ish portieri i Juves kishte nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Prezantimi i Xhixhi Bufon do të ndodh të hënën në “Parkun e Princërve”, ndërsa prezantimi i tij pritet të bëhet në mënyrë grandioze.

Leave a Reply