“Rusi 2018”, Brazili pranë eliminimit, botërori mbetet në duart e europianëve!

Botërori “Rusi 2018” me shumë gjasa do të flas me gjuhën europiane, duke pasur parasysh se shumë pranë eliminimit është edhe skuadra e dytë nga Amerika Jugor, Brazili, njofton “infOSport.mk”.

Pas eliminimit të Uruguait nga Franca gjatë ditës së sotme, pas disfatës 0:2, me po të njëjtin rezultat pas 65 minutave lojë po humbas edhe Brazili përballë Belgjikës, që është duke zhvilluar një ndër ndeshjet e saja më të mira.

Që të dy golat belgët i realizuan gjatë pjesës së parë, ndërsa janë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale, aty ku një vend gjatë ditës së nesërme do të kërkojnë edhe k kombëtare tjera europiane, kur në program janë ndeshjet Rusi – Kroaci (16:00h), dhe Suedi – Angli (20:00).

Kësisoj nëse Brazili eliminohet edhe përfundimisht, atëherë edhe ndeshjet gjysmëfinale që në program janë me datat 10 dhe 11 korrik do të jenë të ngjyrosura me ngjyrat europiane.

Leave a Reply