Anglia me meritë kualifikohet në gjysmëfinale, Suedia kthehet në shpi (VIDEO)

Anglia është kombëtarja e tretë që ka siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Rusi, pasi në çerekfinale eliminoi Suedinë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Garet Sautgejt shënuan fitore me rezultatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Meguajr ishte futbollisti që shënoi golin e parë në rrjetën e suedezëve në minutën e 30, kur mjaft mirë kërceu në zonën kundërshtare dhe me kokë shënoi për 1:0, pas harkimit të Eeshli Jang nga rivënia nga këndi, teksa edhe golin e dytë anglezët e shënuan me kokë, kësaj rradhe me autorë Dele Alli.

Dele Alli Goal (0-2) | Sweden vs England – World Cup 2018 – 07/07/2018 by footbie.com

Ndryshe për futbollistin e Totenhamit ishte ky goli i parë në këtë Botëror dhe gjithsej i tretë me fanellën e Kombëtares së Anglisë në 28 ndeshje të zhvilluara.

Anglia në gjysmëfinale do të mirëpret fituesin nga përballja midis Rusisë dhe Kroacisë, ndeshje kjo që starton në ora 20:00.

Rikujtojmë në gjysmëfinalen e parë do të luajnë Belgjika dhe Franca, ndeshje kjo që në program është me datë 10 korrik.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply