Lidhej me një transferim te Napoli, por vazhdon me Torinon

Portieri italian, Salvatore Sirigu ka nënshkruar kontratë të re me Torinon, pjesë e së cilës skuadër do të jetë deri verën e vitit 2022.

Portieri i përfaqësueses së Italisë ishte objekt interesimi i nënkampionëve të Italisë, Napoli, mirëpo megjithatë vazhdoi ti qëndrojë besnik skuadrës torineze, që me Sirigun në portë ka përfituar më shumë siguri.

Gjatë sezonit të kaluar 31-vjeçari Sirigu regjistroi 38 ndeshje me Torinon, ku në 10 prej tyre kishte arritur që të ruajë rrjetën të paprekur.

Leave a Reply