Nani shumë afër rikthimit në Portugali

Luish Nani është shumë afër rikthimit në vendlindjen e tij. Një lëvizje e tillë mund të ndodh gjatë kësaj fundjave, kur pritet që Nani ti bashkohet skuadrës së Sportingut, nga e cila skuadër kishte filluar karrierën e tij ndërkombëtare.

Mediat në Portugali madje kanë zbuluar edhe detajet rreth marrëveshjes, që Nani do të bëjë me skuadrën nga Lisbona. Ai pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare, teksa do të marrë një pagë vjetore më të ulët se ajo që merrte te skuadra spanjolle e Valencias.

Nani te Sportingu thuhet se do të kalojë si futbollistë i lirë. Valencia dy vite më parë i kishte paguar Fenerbahçes plotë 8.5 milion euro, ndërsa me largimin e tij skuadra nga Mestalja do të arrinte të shpëtojë disa mjete financiare nga paga e lartë e futbollistit portugez, i cili së fundmi në formë huazimi luante te Lacio në “Serie A”.

Leave a Reply