ZYRTARE, Tores i bashkohet Iniestës në Japoni

Ish sulmuesi i Atletiko Madridit, Çelzit, Liverpullit dhe Milanit, Fernando  Tores përmes një konference për shtyp edhe zyrtarisht ka njoftuar se si agjent i lirë do ti bashkohet skuadrës japoneze të Sagan  Tosu.

Gjatë sezonit të fundit ai luajti me Atletiko Madridin, mirëpo pas përfundimit të kampanjës, atij i përfundoi kontrata, me ç’rast braktisi klubin.

Tores një kohë më të gjatë ishte në bisedime me këtë klub, ndërsa në një periudhë u mendua madje se marrëveshja nuk do të arrihet.

Sagan Tosu për momentin janë në pozitën e para fundit, pozitën e 17-të në Xhej Liga, ku nga gjithsej 15 ndeshje, vetëm në tre prej tyre ka dalë si fitues.

Para disa javësh, edhe ish shoku i Tores te Spanja, Andres Iniesta vendosi të vazhdojë karrierën në Japoni, duke nënshkruar me skuadrën e Visel Kobe.

Leave a Reply