ZYRTARE, Argjent Gafuri ndahet me Flamurtarin

Argjent Gafuri më nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit të Vlorës, pasi me pëlqim të dyanshëm ka prishur kontratën, e cila ishte valide deri në korrik të vitit 2019-të, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë Gafuri tashmë është një futbollistë i lirë, dhe është i hapur për oferta të reja.

“Me Flamurtarin sot kam përfunduar gjithçka dhe tash jam një futbollistë i lirë. Kam disa oferta, mirëpo duhet të mendohem mirë dhe të bëjë zgjidhjen e duhur se ku do të vazhdojë karrierën time” – tha fillimisht Gafuri.

Lidhur me ofertat, ai shkurtimisht deklaroi: “Nuk kam për momentin ndonjë ofertë konkrete, por mund të them se jam në bisedime me disa klube nga Shqipëria dhe Maqedonia”.

Gafuri te Flamurtari u transferua dhjetorin e vitit 2017-të, mirëpo për shkak të disa problemeve personale, ai kërkoi nga drejtuesit e klubit që ta lënë të lirë. Këta të fundit i dolën në krah futbollistit, duke e huazuar atë te Renova, pjesë e së cilës ishte 6 muajt e fundit, transmeton “infOSport.mk”.

Pikërisht skuadra nga Xhepçishti shihet ndoshta edhe si destinacion i tij i rradhës, duke pasur parasysh dashurinë që ka për këtë klub, e për më tepër që tashmë në krye të skuadrës “bardhekaltër” qëndron Jeton Beqiri, i cili bashkë me Duron insistonin vitin e kaluar për transferimin e tij te Flamurtari.

Leave a Reply