E krahasojnë me Diego Kostan, tifozët e Çelzit kërkojnë rikthimin e Brojës!

Goli i Armando Brojës në triumfin e Shqipërisë ndaj Hungarisë ka ekzaltuar së tepërmi tifozët e Çelzit të cilët e shikojnë 20-vjeçarin si të ardhmen e skuadrës së tyre.

Broja nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare me skuadrën nga “Stemford Brixh” këtë verë dhe u huazua te Sauthemptoni për të marrë më shumë minuta.

Tifozët londinezë kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas golit të Brojës me Hungarinë duke kërkuar rikthimin e tij në skuadër, ndërsa një faqe e Çelzit në ‘’Twitter’’, e cilëson 20-vjeçarin shqiptar si ‘’Diego Kostën’’ e ri.

Leave a Reply