Barcelona rrit ofertën për Vilian

Barcelona ka rritur ofertën për mesfushorin ofenziv të Çelzit, Vilian. Sipas “Daily Mail” oferta e re e “katalunasve” kap shifrën e 60 milion sterlinave, që është për 10 milion më e lartë se ajo paraprake, të cilën londinezët e kishin refuzuar.

I njëjti burim njofton se 5 milion euro do të jepen në formë bonusesh. Nga “Kamp Nou” dëshirojnë që të formojnë dyshen braziliane Filipe Kutinjo – Vilian, i cili mendohet të zë vendin e një braziliani tjetër, Paulinjo, i cili pas një aventure të shkurtë te Barcelona, u rikthye sërish në Kinë, duke nënshkruar me skuadrën e Guandzhou Evergrande.

Rikujtojmë se për shërbmet e Vilian, interes gjithashtu ka shfaqur edhe Mançester Junajtedi.

Leave a Reply