Visar Musliu i bashkohet Liridon Latifit në Hungari!?

Visar Musliu është një ndër emrat e preferuar të skuadrës hungareze të Akademia Pushkash, aty ku gjatë verës u transferua futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi.

Musliu mëngjesin e sotëm me Vardarin nuk ka udhëtuar drejt Antalias, ndërsa kjo ka bërë që edhe më shumë të shtohen dyshimet rreth transferimit të tij te skuadra e Akademia Pushkash, e cila gjithashtu interesohet edhe për mbrojtësin kosovar të Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Mbetet të shihet cili prej tyre do të komandojë me mbrojtjen e skuadrës hungareze, edhe pse “infOSport.mk” mëson se për shërbimet e mbrojtësit nga Gostivari, Musliu, interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Qiproja.

Musliu me Vardarin ka një marrëveshje që i mundëson atij largimin në çdo moment ng a rradhët e Vardarit, ashtu që nuk është për tu habitur, nëse transferimi i tij ndodh brenda 48 orëve.

Leave a Reply