Kroacia e nisi me shi me Kosovën, e mbylli me shi me Francën

Kroacia u mposht në finale nga Franca me rezultat 4:2 për t’i dhënë fund ëndërrës, ngritjen lartë të trofeut të Kupës së Botës. Kjo është arritja më e madhe e kësaj përfaqësueseje, që deri më tani krenohej vetëm me medaljen e bronztë të fituar pikërisht në vendin e kundërshtarit të sotëm, para 20 viteve.

Por me siguri ju kujtohet, se nga filloi ky rrugëtim i përfaqësues “ballkanase”. Ndeshja në Shkodër përballë Kosovës ishte pika fillestare e kroatëve, derisa ajo përfundimtare u regjistrua sot me humbjen nga Franca, shkruan “GazetaBlic”.

6:0 përfundonte atëbotë ajo ndeshje që mbetet në kujtesën e të gjithë futbolldashësve, si kroatë, ashtu edhe atyre kosovar, ndërsa sikurse ajo ndeshje u zhvillua në kushte me shi, shiu kaploi edhe ndeshjen e sotme finale, pikërisht në çastet e fundit, kur edhe ndaheshin medaljet për gjithë protagonistët.

Tash Kroacisë i mbetet të përgatitet për Ligën e Kombeve që fillon në muajin shtator të këtij viti.

Leave a Reply