Pogba shënon dhe Franca në delirium (VIDEO)

Franca ka shënuar edhe golin e tretë në rrjetën e Kroacisë në ndeshjen finale të Kupës së Botës, kësaj rradhe me anë të Poll Pogba, i cili përfitoi nga një jo zgjuarsi e mbrojtjes kroate, e cila lejoi që mesfushori francez në tentativën e tij të dytë të shënojë një super gol me të majtën e tij.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 60-të, ndërsa deri në fund mbeten edhe 30 minuta lojë, ku mbetet të shihet nëse Kroacia do të mund të bëjë llogarinë, ose Franca do të rikthejë titullin e kampionit të Botës në shtëpi pas plotë 20 viteve.

Leave a Reply