Gjesti i madh i presidentit francez me futbollistët e Kroacisë!

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, gjatë ndeshjes finale që vendi i tij po e zhvillonte në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, ishte shumë eksploziv në “VIP” zonën e stadiumit “Luzhniki”, ku çdo gol e festonte në mënyrë të veçantë. Mmirëpo si duket një gjë e tillë ka qenë prezente te ai vetëm gjatë zhvillimit të ndeshjes, ndërsa pas saj është treguar shumë “xhantëlmen”, duke vizituar në dhomat e xhveshjes futbollistët kroat bashkë edhe me presidenten e Kroacisë, Kitaroviç dhe presidentin e Federatës së futbollit, Shuker.

Ai ka uruar futbollistët kroat për medaljet e argjendta dhe paraqitjet që kanë bërë gjatë këtij Botërori, në të cilin në fund doli të fitoj shteti i tij, Franca me rezultatin 4:2.

Leave a Reply