Korabi përgatitet për Ligën e Dytë, bënë 5 përforcime të reja

Skuadra e Korabit sezonin e kaluar arriti një sukses të madh, duke u inkuadruar në Ligën e Dytë, për herë të parë pas vitit 2011-të, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim se kjo ishte një e arritur e madhe, ndërsa drejtuesit e klubit dëshirojnë që këtë rradhë të luajnë në rol të rëndësishëm në garat e kësaj lige. Nisur nga ky fakt ata kanë filluar me përforcimin e skuadrës, ku deri më tash kanë arritur të sjellin 5 emra të rinj.

Bëhet fjalë për dy futbollistët e Struga Trim Lum, Aleksandar Celeski dhe Lupço Trpeski, futbollistin e EuroMilk, Martin Lekoski, portierin Oliver Mitreski të ekipit të Ligës së tretë Voska, si dhe portierin shqiptarë, Vullnet Islami.

Dy ditë më parë Korabi zhvilloi miqësoren e parë në transfertën në Gostivar ndaj Genç Kalemler, ku pësoi disfatë minimale 3:2, ndërsa miqësoren e rradhës do ta zhvillojë me 18 korrik kundër Struga Trim Lum në Strugë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply