Ramadani: Të përsërisim lojën e ndeshjes së parë

Zekirja Ramadani ka folur për takimin e kthimit kundër Gllazgou Renxhers, ndeshje kjo që në program është gjatë ditës së nesërme në arenën “Filipi i Dytë”, njofton “infOSport.mk”. Dëshira e tij është që futbollistët e tij të përsërisin lojën nga ndeshja e parë dhe të jenë më agresiv para portës kundërshtare.

“Fillimisht deshëm të rikuperojmë ekipin dhe ti evitojmë gabimet nga ndeshja e parë. Nëse arrijmë të përsërisim lojën e ndeshjes së parë, unë jam i bindur se do të japin më të mirë, shpresojmë të jemi më agresiv para portës kundërshtare. Shpresoj që të paktën të hapim rezultatin gjatë pjesës së parë, të paktën 1:0, rezultat ky që do të na jepte shpresa ë shumë. Nuk do të kemi respekt në fushë, ndërsa si skuadër patjetër, pasi edhe vetë emri Rexnhers, bënë që ta respektosh këtë skuadër” – tha Ramadani.

“Shpresojmë të rikuperojmë edhe Bllagoja Ljamçevskin, i cili ankohet në një lëndim nga ndeshja e parë në “Ajbroks” stadium. Besojmë se me të në skuadër mesfusha do të jetë më e fuqishme, ndërsa besoj se me disciplinë si nga ndeshja e parë do të mund të shpresojmë në një rezultat pozitiv. Unë jam optimist, pasi çdo sportist atë e ka në venët e tij, pasi shumë ndeshje që kemi pa, madje edhe nga 0:2, që skuadrat kanë kaluar” – deklaroi Ramadani.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë në Skoci, Gllazgou Renxhersi shënoi fitore me rezultatin 0:2, ashtu që FC Shkupi nga minuta e parë do të hidhet në sulm. Ndeshja FC Shkupi – Renxhersi nesër në arenën “Filipi i Dytë” starton në ora 17:55.

Leave a Reply