Ronaldo në fjalët e para si lojtar i Juventusit flet për Lionel Messin

Kristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Juventusit. Ylli portugez këtë verë braktisi Real Madridin pas nëntë vite qëndrim në “Santiago Bernabeu” për t’u transferuar në Itali te Juventusi, për shumën e 112 milionë eurove.

Edhe në prezantimin te skuadra e re, Kristiano Ronaldo nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për Lionel Messin, rivalin e tij të madh në futbollin botëror.

“Unë nuk i shoh futbollistët si rivalë, gjithkush flet për rivalitetin tim me Messin, por të gjithë futbollistët luftojnë për klubet e tyre dhe kjo është ajo që unë do të bëjë këtu”, është përgjigjur Ronaldo.

Leave a Reply