Napoli sjellë mbrojtësin e PSV, Arias! Hysaj drejt largimit?!

Aurelio De Laurentis i ka bërë një dhuratë trajnerit Karlo Ançeloti dhe tifozëve të Napolit. Numri një i klubit “napolitan” mësohet se ka arritur marrëveshjen me PSV Ajndhovenin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Arias.

Kolumbiani luan në të njëjtin pozicion ku aktivizohet Elseid Hysaj, por nga klubi thuhet se kjo nuk do të thotë se shqiptari duhet të bëjë gati valixhet. Përkundrazi, futbollisti kuqezi mbetet i paprekshëm dhe thjesht do të ketë një konkurrent të denjë për vendin e titullarit. Krahu i djathtë i mbrojtjes ishte pozicioni i vetëm ku Ançelotti nuk kishte një dublues.

Nga ky transferim klubi holandez do të përfitojë 11.5 milionë euro, ndërsa lojtari kolumbian një pagë 1.6 milionë euro në sezon.

Mirëpo mbetet të shihet nëse vërtetë do të ndodh ashtu, apo ndoshta pas Zhorzhinjos, ish trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, te Çelzi i tij do të marrë edhe reprezentuesin shqiptarë, të cilin e pëlqen shumë.

Leave a Reply