“Marca” zbulon një transferim të papritur të Barcelonës!

Barcelona është në kërkim të një portieri të ri, pasi me shumë gjasa nga skuadra “katalunase” do të largohet Jasper Cillesen. Ndërkohë “Marca”, ka zbuluar se “katalunasit” kanë shprehur interesim për gardianin e përfaqësueses së Zvicrës, Jan Somer.

Gardiani zviceran ka bërë një paraqitje fantastike me përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror në Rusi, ku për fat të keq skuadra e tij u eliminua që në fazën e 1/8 së finales nga Suedia.

Mirëpo vlen të theksohet se përveç Barcelonës, Somer kërkohet edhe nga skuadra e Arsenalit.

Leave a Reply