E bujshme, Shkupi arrinë marrëveshje me reprezentuesin nigerian!

FC Shkupi ka arritur marrëveshje me portierin e përfaqësueses U20 të Nigerisë, Detan Ogundare, njofton “scorenigeria.com”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas këtij burimi, Ogundare, që konsiderohet si një ndër portierët më me perspektivë në vendin e tij, me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, mirëpo ekipit “bardhekaltër”, do ti bashkohet vetëm në dhjetor, atëheërë kur do të mbush të 18-tat.

Rikujtojmë FC Shkupi gjatë kësaj vere arriti që të angazhojë edhe portierin e Vardarit, Igor Aleksovski, ndërsa edhe më tej portën e “bardhekaltërve” vazhdon ta mbroj i pazëvendësueshmi, Suat Zendeli, i cili ishte titullarë edhe në të dyja ndeshjet e Liga Europa kundër Gllazgou Renxhersit.

Leave a Reply