Lajm i keq për Shkëndijën, Radeski duhet të operohet, mungon një kohë të gjatë

Shkëndija do të jetë pa Marjan Radeskin një periudhë më të gjatë. Dëmtimi i pësuar në Uells në takimin e kthimit të xhiros së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Nju Seints rezulton të jetë serioz.

Testimet e detajuara dhe rezonanca magnetike tregojnë këputje të ligamenteve të përparme të kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë, që nënkupton ndërhyrje kirurgjike dhe pauzë më të gjatë e nevojshme për rehabilitim.

Ndërhyrja do të kryhet ditëve në vijim, ndërsa menjëherë do të startohet me procesin e rikuperimit.

Leave a Reply