ZYRTARE, Roma transferon portierin danez, Olsen

Roma edhe zyrtarisht ka transferuar portierin e Kopenhagen, Robin Olsen për shumën e 12 milion eurove. Drejtuesit e skuadrës romake fillimisht do të paguajnë 8.5 milion euro, ndërsa pjesa tjetër e shumës, 3.5 milion euro sipas kontratës së nënshkruar do të paguhet si bonus, në varësi prej paraqitjes së Olsen.

Përveç kësaj Kopenhageni do të ketë të drejtën e 10% nga transferimi i ardhshëm i portierit danez.

28-vjeçari Olsen la përshtypje shumë të mirë me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror në Rusi, duke ndihmuar përfaqësuesen daneze që të luaj deri në 1/8 e finales, kur u mund nga finalistët e Kroacisë.

Ai te Roma vjen si zëvendësues i Alison, i cili për një shumë rekord prej 72.5 milion euro u transferua te Liverpulli.

Leave a Reply