Atë që e paralajmëruam sot bëhet realitet, Bilali prezantohet te FC Shkupi

Skuadra e FC Shkupit pasi që dje promovoi përforcimin e parë, sot skuadra nga Çairi prezantoi një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin 24-vjeçar Amir Bilali, i cili te “bardhekaltërit” vjen nga Superliga e Shqipërisë, ku ishte pjesë e skuadrës së Teutës, ndërsa një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi që gjatë ditës së djeshme.  

Bilali me FC Shkupin ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa mendohet të jetë partneri i Tipuriç në vijën e fundit mbrojtëse.

Bilali para se të kalonte te Teuta ishte pjesë e skuadrës së Rabotniçkit, që do të thotë se e njeh mirë kampionatin vendor në Maqedoni. Me Teutën, futbollisti nga Gostivari që është edhe me shtetësi të dyfishtë, shqiptare dhe të Maqedonisë, luajti në 17 ndeshje duke regjistruar një gol. Gjithashtu futbollisti i ri i FC Shkupit ka përvojë edhe në garat evropiane, pasi me Rabotniçkin luajti në dy ndeshjet e Ligës së Evropës, ndaj Dinamo Minskut.

Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme FC Shkupi prezantoi mesfushorin me tipare sulmuese, Muarem Muarem, i cili gjithashtu erdhi nga Superliga shqiptare, nga skuadra e Flamurtarit të Vlorës.

Leave a Reply