Edis Maliqi i FC Shkupit edhe zyrtarisht pjesë e Kukësit (VIDEO)

Edis Maliqi i cili u la i lirë nga FC Shkupi, shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe një ndër futbollistët më standard sezonin e fundit me ekipin “bardhekaltër” nga Çairi është prezantuar nga drejtori sportiv i skuadrës verilindore nga Shqipëria, Nderim Nexhipi.

23-vjeçari Maliqi pjesë e FC Shkupit ishte për tre sezone me rradhë, kur verën e vitit 2015-të kishte arritur nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa karrierën e tij kishte nisur te Rabotniçki.

Transferimi te Kukësi është i pari për të jashtë Maqedonisë, ndërsa me aktivizimin e tij skuadra nënkampione e Shqipërisë ka përfituar një futbollist mjaft cilësor, i cili me siguri se do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian, transmeton “infOSport.mk”.

Maliqi ndryshe është përforicimi i tretë i Kukësit i bërë gjatë këtij afati kalimtarë, duke pasur parasysh se kjo skuadër më parë firmosi edhe me portierin e Ferronikelit, Faton Maloku dhe me futbollistin e Vllazniës së Shkodrës, Arlind Kalaja.

Welcome Maliqi!

Edis Maliqi, përforcimi i radhës te FK KukësiFK Kukësi vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës. Klubi ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23 vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas.Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin. Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit tonë.Suksese Edis Maliqi!

Публикувахте от F.K Kukësi Albania в 7 юни 2018 г.

Leave a Reply