Barcelona shet tre futbollistë për të bërë një goditje tjetër

Barcelona, pas blerjes së brazilianit Malkom, kërkon edhe francezin Nzozni për mesfushën, por më parë duhet të sistemojë të paktën tre nga lojtarët që ka aktualisht në organikë.

“Katalunasit” kanë nxjerrë në shitje disa lojtarë dhe për tre prej tyre është gati transferimi.

Barcelona kërkon 70 milionë euro për Dinje, Mina dhe Vidal. Janë të tre pranë shitjes dhe me 70 milionë klubi i madh spanjoll mund të bëjë goditjen e radhës.

Mbrojtësi francez i krahut të majtë është një hap larg Evertonit në Angli, Aleks Vidal do ta kalojë te Sevilja, ndoshta që sot, ndërsa Jerri Mina mund të bëjë një lëvizje të befasishme drejt Mançester Junajtedit, që ka kërkuar informacione për kolumbianin dhe është gati të shpenzojë 40 milionë euro për të.

Leave a Reply