Bregallnica avansoi, por Struga në fund fitoi

Struga Trim Lum ka shënuar fitore 2:1 në miqësoren ndaj Bregallnicës, të zhvilluar sot në Strugë, njofton “infOSport.mk”.

Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një rezultat të këtillë, pasi mysafirët nga Shtipi duke shfrytëzuar një dekoncentrim në mbrojtjen e Struga Trim Lum, avansuan që në minutën e parë.

Pas këtij goli të pranuar, pasoi një lojë shumë më e mirë e futbollistëve strugan, të cilët pas disa rasteve të pashfrytëzuara, në minutën e 40–të, me anë të sulmuesit të transferuar nga Renova, Dejan Cvetanoski, barazuan shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pas zëvendësimeve të shumta të bëra nga ana e të dy trajnerëve, tempoja e lojës ra, ndërsa Struga Trim Lum në minutën e 72-të falë eurogolit të shënuar nga Arben Tafe nga gjuajtja e lirë siguroi fitoren në këtë takim.

Ishte kjo fitorja e dytë në këtë fazë përgatitore për Struga Trim Lum, që më herët kishte mundur edhe Tetksin me rezultatin 4:2, teksa kishte barazuar me rezultatin identik ndaj Korabit, gjegjësisht Renovës.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply