Milani shet një mbrojtës në Brazil

Skuadra e Milanit edhe përfundimisht është ndarë me mbrojtësin, Gustavo Gomez. Mbrojtësi paraguaian nga sezoni i ardhshëm do të luaj te skuadra e Palmeiras, ndërsa “rossonerët” nga kjo shitje do të përfitojnë 6 milion euro.

Fillimisht Gomez do të luaj në formë huazimi për klubin brazilian që do të paguajë 1.5 milion euro, që më pas Palmeiras të paguajë edhe 2.5 milion euro të tjera për qëndrimin e tij. Sezonin në vijim “kuqezinjtë” nga Milano do të përfitojnë edhe 2 milion euro të tjera, me çka Gomez edhe përfundimisht do të jetë në pronësi të skuadrës braziliane.

Paraguaiani me Palmeiras do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare, ndërsa për momentin ndodhet në Brazil, aty ku do të kalojë testet mjekësore.

Për Milanin mbrojtësi paraguaian kishte luajtur në vetëm 20 ndeshje zyrtare, që nga transferimi i tij nga Lanus gjatë vitit 2016-të.

Leave a Reply