Sherif Tiraspol – Shkëndija, njihuni me formacionet zyrtare

Shkëndija sonte në Tiraspol do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminatorë ndaj skuadrës moldave të Sherif Tiraspol, njofton “infOSport.mk”.

Tashmë kur kanë mbetur rreth 40 minuta deri në fillimin e këtij takimi, trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë. Osmani nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin e tij, ashtu që edhe sonte do të zbres me formacionin e njëjtë, me të cilin u paraqit edhe në ndeshjen e parë në Shkup, teksa trajneri i Sherif Tiraspol Goran Sabliç, ka ardhur me dy zëvendësime, edhe atë në portë, ku në vend të Mikuliç do të mbrojë Sergej Pascenko, ndërsa në qendër të mbrojtjes në vend të Kulushiç, do të luaj servi Vladimir Kovaçeviç.

Ndeshja Sherif Tiraspol – Shkëndija do të startojë në ora 19:00 në stadiumin e Tiraspol, që ka një kapacitet prej 14 mijë ulëseve.

Leave a Reply