Vardari kalon me sukses gjeneralen ndaj Sileksit

Vardari e ka kaluar me sukses ndeshjen gjenerale ndaj Sileksit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 0:1, në miqësoren e zhvilluar në Kratovë të shtunën, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje për të dy trajnerët vlejti si provë, para startit të sezonit të ri që nis me 11 gusht me ndeshjen derbi Shkëndija – Vardari. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi përforcimi i kësaj vere, Vilijan Lira, që në pjesën e parë, ndërsa skuadra e trajnerit Zhikica Tasevski gjatë pjesës së dytë ishte shumë afër barazimit, mirëpo këndi, aty ku bashkohen shtylla dhe traverza nuk keoi gëzimin e tyre. Në anën tjetër rast tjetër për gol pati edhe Barsegian, si dhe dy përforcimet e kësaj vere, Balla dhe Xhufo, mirëpo duke mos gjetur finalizimin e saktë.

Sezoni i ri futbollistik në vendin tonë starton javën që vjen, kur Vardari do të jetë mysafir i Shkëndijës, teksa Sileksi do të mirëpret FC Shkupin.

Leave a Reply