Shkëndija nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Salzburgun

Shkëndija prej sot ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Salzburgut, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Të njëjtat janë të kategorizuara me çmime në bazë të pozicionit në tribuna, dhe kushtojnë nga 200, 400 dhe 600 denarë, ndërsa do të mund ti gjeni në pikat e shitjeve, si Shkëndija FANSHOP – Tetovë, Monaco Tobaco – Tetovë, Vona 5 – Gostivar, Jugoton – Shkup dhe online përmes www.mktickets.mk.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Salzburgut në program është me datë 14 gusht në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15. Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Salzburg, Shkëndija kishte pësuar disfatë me rezultatin 0:3.

🎫 Shkëndija vs FC Red Bull SalzburgBiletat në shitje nga dita e sotme📍 Shkëndija FANSHOP , Tetovë📍 Monaco Tobaco , Tetovë📍 Vona 5, Gostivar📍 Jugoton, Shkup🌐 Online ➡️ http://bit.ly/2ns2Yj6

Публикувахте от KF Shkëndija в Петък, 10 август 2018 г.

Leave a Reply