Jeton Beqiri debuton me fitore në bankinën e Renovës (VIDEO)

Jeton Beqiri ka debutuar me fitore në bankinën e Renovës, duke mundur Rabotniçkin në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Në një super ndeshje me 7 gola të shënuar, Renova shënoi fitore me rezultatin 3:4, duke qenë në vazhdimësi në epërsi përballë “romantikëve”.

Alban Sulejmani kalon ne epersi Renoven perballe Rabotniçkit

Super gol i Alban Sulejmanit ndaj RabotniçkitRABOTNIÇKI – RENOVA 0:1(A. Sulejmani 4')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Një super gol nga ana e futbollistit të rikthyer, Alban Sulejmani në minutën e 4-të, solli në epërsi Renovën, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Fatjon Jusufi me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.

RENOVA SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ RABOTNIÇKIT

RENOVA SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ RABOTNIÇKITRABOTNIÇKI – RENOVA 0:2(F. Jusufi 11')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Golin e parë Rabotniçki e realizoi në minutën e 23-të me anë të Petar Petkovskit, i cili shënoi një super gol me një goditje nga distanca.

Super gol i Petar Petkovskit, Rabotniçki ngushton epërsinë e Renovës

Super gol i Petar Petkovskit, Rabotniçki ngushton epërsinë e RenovësRABOTNIÇKI – RENOVA 1:2(P. Petkovski 23')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Në ato momente rezultati ishte 1:2 në të mirë të “gjipspunuesve”, të cilët vetëm pas tre minutave lojë në pjesën e dytë, me anë të Vllatko Stojanovskit edhe për herë të dytë në këtë ndeshje avansuan me dy gola epërsi.

Pas golit te trete te Renoves, Rabotniçki shenoi golin e dyte, duke ngushtuar serish epersine e "gjipspunuesve"

Pas golit te trete te Renoves, Rabotniçki shenoi golin e dyte, duke ngushtuar serish epersine e "gjipspunuesve"RABOTNIKI – RENOVA 2:3(O. Stjepanoviç 55')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Mirëpo në minutën e 55-të vendasit përfituan një penalti, të cilën në gol e shndërroi kapiteni i “romantikëve” Ostoja Stjepanoviç.

Renova shenon edhe golin e katert ndaj Rabotniçkit

Renova shenon edhe golin e katert ndaj Rabotniçkit RABOTNIÇKI – RENOVA 2:4(V. Stojanovski 68')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Një aksion i bukur nga ana e Nikolla Pantoviç bëri që Vllatko Stojanovski në minutën e 68-të të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Renovën, ndërsa rezultatin përfundimtarë, Rabotniçki 3, Renova 4, e vendosi një autogol i Aleksandar Risteskit, i cili në minutën e 86-të mposhti portierin e tij, Kobetiç, transmeton “infOSport.mk”.

Kur nuk shenon, ndeshkohesh, Rabotniçki ngushton epersine e Renoves

Kur nuk shenon, ndeshkohesh, Rabotniçki ngushton epersine e RenovesRABOTNIÇKI – RENOVA 3:4

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Fitore më se e merituar kjo e Renovës, që në këtë mënyrë e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në LPFM, ku vërtetë këtë skuadër e pret shumë punë, edhe pse loja që treguan sot të përzgjedhurit e trajnerit Jeton Beqiri jep shumë shpresa për tifozët e skuadrës nga Xhepçishti, se mund të rikthehen në mesin e skuadrave që do të pretendojnë një vend për në garat europiane.

Leave a Reply