Besart Ibraimi vazhdon kryesimin e golashënuesve në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Shkëndijës Besart Ibraimi vazhdon të mbetet në krye të golashënuesve në Ligën e Kampionëve në këtë sezon. 

Edhe pse nuk arriti të gjejë rrjetën në dy duelet e fundit me Salzburgun, bomberi kuqezi edhe pas raundit të tretë të Çampionsit mbetet i pari në listë me 5 gola të realizuar, duke lënë pas vetes francezin e Crvena Zvezdës Ben El Fardaou dhe holandezin e Ajaksit Huntelear Klas-Jan me nga katër finalizime. 

Ibraimi katër gola i shënoi në ndeshjen e parë të raundit të parë të Çampionsit ndaj TNS-së, ndërsa golin tjetër e realizoi ndaj Sherif Tiraspolit në raundin e dytë, i cili vlejti për kualifikimin për në raundin e tretë. 

Kërçovari me Shkëndijën, rrugëtimin në Europë do ta vazhdojnë në plej of të Liga Evropës, ku sonte do të mësojnë kundërshtarin nga fituesi i duelit Kork Siti-Rosenborgu.

Leave a Reply