Parma zyrtarizon Zhervinjon

Parma ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Zhervinjo. 31 vjeçari nga Bregu i Fildishtë në këtë mënyrë rikthehet në Itali, mbas dy viteve të kaluara në futbollin kinez me ekipin e Hebeit.

Ish futbollisti i Romës pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, me Parmën nënshkroi kontratë deri me 30 qershor të vitit 2021. Ai përveç me Romën në Europë ka luajtur edhe me Lilën në Francë dhe Arsenalin në Angli.

Zhervinjo është pjesë e kombëtares së Bregut të Fildishtë, me të cilën kombëtare numëron 80 ndeshje dhe 22 gola të shënuar.

Leave a Reply