Enis Bardhi dhe Levante e nisin me këmbë të mbarë sezonin e ri

Levante e Enis Bardhit e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri futbollistik në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Valencia me Bardhin në fushë për gjatë 90-të minutave mundi Betisin në transfertë me rezultatin 0:3, duke paralajmëruar një sezon të mbarë.

Golin e parë për Levanten në këtë ndeshje e realizoi Roxher në minutën e 37-të, teksa Morales me një mjeshtëri të madhe në minutën e 54-të shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij. I njëjti futbollist në minutën e tretë shtesë të takimit pati një mundësi tjetër, po ishte portieri vendas që i mohoi golin, mirëpo jo edhe dy minuta më pas kur shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Levanten që kryeson renditjen pas dy ndeshjeve të para në kuadër të xhiros së parë në La Liga.

Rikujtojmë ndeshja e parë midis Gironës dhe Valjadolidit ishte mbyllur me barazim pa gola.

Leave a Reply