Kit Go eliminon FC Shkupin nga Kupa e Maqedonisë!

Skuadra e Kit Go që këtë vit debutoi në Ligën e Dytë të Maqedonisë – Lindje, ka bërë senzacionin më të madh në kuadër të raundit të parë të Kupës së Maqedonisë, duke eliminuar skuadrën e FC Shkupit nga elita e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Zekirja Ramadani zhvilluan një ndeshje të zbehtë, ndërsa si duket qasja jo serioze ndaj një kundërshtari të tillë, si ky i sotmi bëri që në fund skuadra nga Çairi ta pësojë dhe që në fazën e hershme të përshëndetet me Kupën dhe gjithë vëmendjen e saj tashmë ta përqëndrojë në kampionat, ku në dy xhirot e para ka arritur po aq barazime.

Leave a Reply