Arrihet marrëveshja Junajted-Morata, pason ajo në nivel klubesh

Mançester Junajtedi dhe Alvaro Morata më në fund kanë gjetur gjuhë të pëbashkët rreth kushteve personale të sulmuesit spanjoll, i cili është i gatshëm të luaj në “Olld Traford”, njofton “Cadena COPE”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sot Reali i  Madridit dhe Mançester Junajtedi do të fillojnë negociatat rreth çmimit përfundimtarë të spanjollit.

Nga “Santiago Bernabeu” kërkojnë 70 milion sterlina për sulmuesin e tyre, derisa “Djajtë e Kuq” ofrojnë 60 milion.

Supozohet që të dyja palët do të shtërngojnë duart për një marrëveshje në vlerë prej 65 milion sterlinave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Morata që gjatë kësaj fundjave mund të kalojë testet mjekësore te Junajtedi, ndërsa të hënën edhe zyrtarisht ky transferim të bëhet publik. Në këtë mënyrë Morata do ishte përforcimi i dytë për skuadrën e Hoze Murinjos, pas suedezit, Viktor Lindelof.

Leave a Reply